Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë asnjëherë shkas për sulme fizike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kurti ka kërkuar nga organet e rendit që të identifikohen sa më parë autorët dhe të sillen para drejtësisë.
“Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë dhe e promovojmë me krenari nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës. Zotëriut Syla i ujojmë shërim të shpejtë, ndërkaq nga institucionet e rendit kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur që autorët të dalin para drejtësisë.
Gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmë nga tre persona, të cilët siç njoftoi sot Policia e Kosovës ende nuk janë kapur.
Ky është sulmi i dytë ndaj gazetarit Syla./Reporteri.net/