×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Kurti deri tani ka marrë mbi 20 mijë vota me postë, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

    Reporteri
    03 Mars 2025 | 9:19

    Në përditësimin e fundit të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 66.31% e vendvotimeve të votave me postë, sa janë numëruar deri tani, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 52.72 për qind, apo 21234 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kandidati për Kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka marrë 20 mijë e 273 vota me postë.

    Në vend të dytë renditet Glauk Konjufca me 17 mijë e 882 vota, ndërsa i treti deri tani del të jetë Xhelal Sveçla me 11 mijë e 653 vota.

    Faton Peci nga 123 vendvotime të numëruara nga 187 sa janë gjithsej, ka marrë deri tani 11 mijë e 488 vota, ndërsa i pesti renditet Hekuran Murati me 11 mijë e 147 vota.

    6. Albulena Haxhiu 10859
    7. Donika Gërvalla-Schwarz 10058
    8. Mimoza Kusari-Lila 6989
    10. Arben Vitia 6891

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!