×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Hajdari thonë se zyrtarët e shkarkuar të Ujësjellësit kanë bërë shumë shkelje

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 18:23

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se bordi i përkohshëm që ai e ka emëruar në krye të ujësjellësit rajonal të Prishtinës, e ka shkarkuar sot një pjesë të menaxhmentit të kësaj kompanie publike.


    Kurti thotë se janë shkarkuar zyrtarët e lartë të menaxhmentit, të cilët sipas tij, e kanë rrënuar kompaninë në tri vitet e fundit.

    “Jemi këtu sepse është mbajtur mbledhja e jashtëzkonshme nga Bordi i Përkohshëm i Ujësjellësit, në të cilën është vendosur të shkarkohet zëvendëskryeshefi ekzekutiv, zyrtari kryesor financiar dhe është kthyer në pozitën e mëhershme ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzkekutiv. Vlen të theksohet se nuk është shkarkuar auditori i brendshëm i cili kishte kryer punën me përpikëmëri”, është shprehur Kurti, transmeton Gazeta Express.

    “Bordi i Përkohshëm është detyruar që të marrë masa të shpejta, pasi kompania në tri vitet e fundit kishte pësuar rrënim me këtë menaxhment, duke e keqësuar gjendjen e saj operative dhe financiare”, ka thënë Kryeministri në detyrë.

    Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka numëruar gjetjet, sipas të cilave, menaxhmenti i KRU Prishtina ka bërë një sër shkeljesh dhe e ka keqmenaxhuar ndërmarrjen publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!