×
  • Lajme
  • Lajme / Certifikimi i rezultateve

    Kurti dhe ministrat që fituan mandatin e deputetit nuk dhanë dorëheqje nga pozitat

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 16:43

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt.

    Albin Kurti dhe ministrat e tij të cilët kanë fituar një mandat në Kuvend nuk e kanë njoftuar ende Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për dorëheqjet e tyre nga pozitat që mbajnë, ndonëse me Ligjin e miratuar nga vetë Qeveria Kurti ata obligohen ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1. e Ligjit 08/L-117 për Qeverinë, ligj ky i miratuar në vitin 2022

    📌 “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”

     

    Lidhur me mosdorëhejne e tyre ka folur anëtari i partisë së kryeministrit në KQZ, Sami Kurteshi.

    Kurteshi ka kritikuar vetë KQZ-në, duke thënë se ka parë njoftimin e saj që sipas anëtarit të VV-së është bazuar në ‘‘mënyrë selektive të ligjit për Qeverinë’.

    Kurteshi ka kritikuar KQZ-në duke thënë se kjo e fundit është thirrur në nene që s’kanë të bëjnë fare më çështjen e dorëheqjes së qeverisë para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

    Tutje, Kurteshi ka dhënë edhe versionet se kur përfundon mandati i qeverisë.

    ‘‘Kjo ka të bëjë edhe me pasaktësinë e ligjit, kemi pjesë të ndryshme. Edhe unë e kuptoj drejt, një është ekezutivi në nivel qëndro një është pjesa lokale, që në rast të certifikimit ka edhe pasoja të ndryshme, nuk janë krejt pasojat e njëjta. Unë mendoj se së paku të zëvendësimi, na nuk mund ta bëjmë së paku pa i kryer procedurat. A po e pranon i ardhshmi, po e pranoi, unë po jap dorëheqje. Meqenëse ende s’kemi mandat të deputetit. Mandati i deputeti mbërrihet sot me certifikimin, edhe jep dorëheqje. Ata kanë dhënë dorëheqje përpara. E dyta, ne kemi edhe me anëtarët e qeverisë, unë e lexova njoftimin që e ka bë KQZ, njoftimi bazohet në një nen në mënyrë selektive të ligjit për Qeverinë, neni 26 që s’ka të bëjë, neni 26 ka të bëjë me kodin e mirësjelljes së anëtarëve të qeverisë. Nuk është thirr në nenet që në të vërtetë duhet të citohen. Janë nenet 28, 29 dhe 30, 31, që i tregojnë edhe kur përfundon mandati edhe si përfundon mandati i qeverisë i anëtarëve të qeverisë. Mandati i anëtarit të qeverisë përfundon nëse nuk e bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet i kuvendit, përfundon mandati i rregullt i qeverisë. Kurse te neni 30 thotë, qeveri në dorëheqje, është një koncept i ri, nuk e kemi as në ligj as në Kushtetutë, tash e kanë bë ligj që e kanë miratu Kuvendi. Qeveri në dorëheqje konsiderohet situata në vijim: Pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Pas votimit të suksesshëm së mocionit ndaj saj, që nuk është rasti. E vazhdojnë punën e tyre deri në zgjedhjen e qeverisë së re’’, ka thënë ai.

    Kujtojmë që nga mandati kanë hequr dorë Bedri Hamza, kryetar i Mitrovicës, Gazmend Muhaxhiri, kryetar i Pejës dhe Imri Ahmeti i Lipjanit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!