Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë takuar senatorin amerikan Robert Menendez, që së fundmi u shpreh kundër presionit amerikan ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Fillimisht për takimin me Menendez ka shkruar presidentja Osmani, e cila ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj shteti tonë, shkruan Reporteri.net.
“E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani.
Happy to catch up with @SenatorMenendez.
Thanked him for his steadfast support for the Republic of Kosovo and the commitment to continuously advance our bilateral relations.
🇽🇰🤝🇺🇸 pic.twitter.com/OmWoLNIgTK
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2023
Për një takim me Mendez ka njoftuar edhe kryeministri Kurti.
Kurti e falënderoi Menendez për mbështetjen aktive për Kosovën në senat, teksa bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për normalizim e marrëdhënieve me Serbinë.
“Diskutuam për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkroi Kurti.
I thanked Chairman of the Senate Foreign Relations Committee @SenatorMenendez for his active support for Kosova in the 🇺🇸 Senate.
We discussed strengthening the partnership between Kosova and the United States and the dialogue for normalization of relations with Serbia. pic.twitter.com/eWaZPZ2ePG— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2023
Javë më parë, Menendez i cili është kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, është shprehur i shqetësuar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, mund të çojë në formimin e një Republika Srpska.
Menendez kishte thënë se nuk pajtohet me qëndrimet e Derek Chollet, këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kosovës i duhet njohja reciproke nga Serbia për të arritur paqe afatgjate dhe jo ndarje nëpërmjet Asociacionit. /Reporteri.net/