×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bëri të njëjtën gjë për të cilën kritikoi ashpër Thaçin e Ramën

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 15:29

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje edhe hapur ka dalë në përkrahje të Joe Biden si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Kurti ka thënë se Biden është mik i vërtetë i shqiptarëve, derisa ka përmendur rolin e tij në vitet 1990, shkruan Reporteri.

    Për këtë rreshtim të Kurtit ka pasur reagime në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mirëpo, vet Kurti dikur i quante ekstremistë ata që pozicionoheshin për një kandidat të caktuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këtu ai konkretisht fliste për presidenti Thaçi dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

    Kështu të paktën gjykuar nga një video e tij në emisionin RTV Dukagjini e që po shpërndahet në rrjetet sociale. /Reporteri.net

    Shikoni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!