×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e ‘bën kryeministër’ Arben Vitinë, e autorizon për vendime rreth pandemisë

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 1:13

    Qeveria në detyrë e Kosovës, e ka autorizuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia që të autorizojë orarin e ndalimit të lëvizjes për qytetarët, pasi që vendimi i parë i qeverisë është shpallur antikushtetues.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, derisa vendimi është marrë në mbledhjen e 24-të që është mbajtur në mënyrë elektronike.

    “Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Vendimi sipas të cilit autorizohet ministri i Ministrisë së Shëndetësisë që të nxjerrë vendime me qëllim të parandalimit dhe luftimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19. Vendimet do të jenë në funksion të zbatimit të dispozitave të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të njësive përkatëse profesionale dhe në konsultim me Komunat respektive do ta përcaktojë orarin e lëvizjes ose ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe të bëjë përjashtime të orarit të kufizimeve të përcaktuara në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/17 të datës 27.03.2020”, thuhet në komunikatë.

    “Vendimi i miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka për qëllim racionalizimin e kohës në procesin e marrjes së vendimeve, në funksion të parandalimit dhe luftimit të përhapjes së epidemisë COVID-19. Vendimi mbështetet në dispozitat ligjore të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse si dhe duke u bazuar në konstatimet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. KO54/20”, shkruhet në njoftim./Gazeta Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!