Kryeministri në detyrë, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar sërish lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku VV doli partia e parë.
Ndonëse i dështoi referendumi për 500 mijë vota që i kërkoi gjatë gjithë fushatës, Kurti e ka cilësuar këtë si “fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep”, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka thënë se partia e tij prin e para në 21 komuna, pa votat me kush dhe ato të mërgatës.
“Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.86 për qind të votave pas numërimit të 97.57 për qind të votave, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 18:32.
Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.45%.
Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.