Ambasada e Kosovës në Vjenë është venë në shërbim të pushtetit. Kjo Ambasadë ka bërë një njoftim për një tubim që kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësja e tij e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të mbajnë në Austri.
“Të nderuar bashkatdhetarë, Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Vjenë, ku nuk specifikohet natyra e takimit.
Kjo ngjarje do të mbahet më 3 nëntor 2024 nga ora 15:00 deri në orën 17:00 në një hotel në Vjenë me emrin “Arcotel Wimberger”.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe një nga kryetaret e GUXO, Donika Gërvalla, janë aktivizuar pas caktimit të datës së zgjedhjeve me tubime elektorale nëpër diasporë.
Para Austrisë, Kurti dhe Gërvalla kanë qëndruar para disa ditëve për një vizitë në Gjermani, nga ku edhe kanë bërë fjalime politike e elektorale para shqiptarëve që jetojnë atje, në përpjekje për të siguruar votat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.