×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Kurti e Hamza u panë duke biseduar, Gruda: Takim rasti, nuk ka asnjë konotacion politik

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 13:50

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka folur lidhur me fotografitë që u publikuan mbrëmë, ku kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, u pa duke biseduar me kandidatin e PDK’së për kryeministër, Bedri Hamzën. Ata e shikuan bashkë finalen Trepça-Bashkimi.

    Sipas Grudës, ky ka qenë takim rasti dhe se s’ka asnjë konotacion politik, shkruan Reporteri.net.

    “Ky takim rasti nuk ka asnjë konotacion politik, asnjë përmbajtje politike. Është thjeshtë një event sportiv në të cilin z.Hamza ka qenë nikoqir si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, për të marrë pjesë në ndeshjen në të cilën “Trepça” u shpall kampion”, tha Gruda.

    Gruda tha se Hamza dhe Kurti ishin ulur afër meqë ashtu e do protokolli.

    “Event tërsisht sportiv, pa përmbajtje politike. Z.Hamza, si nikoqir i ngjarjes, i ka rënë të ulet pranë z.Kurti, sepse ashtu e do protokolli, por nuk ka asnjë përmbajtje politike”, deklaroi Gruda në konferencë.

    Kurti publikoi mbrëmë fotografi nga festa e ekipit, ku mes tyre ishte edhe një me kryetarin e MItrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës./Reporteri.net

    Albin Kurti dhe Bedri Hamza e shikuan bashkë finalen Trepça-Bashkimi, u panë duke biseduar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!