×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Konjufca vizitojnë Rexhep Qosjen në ditëlindjen e tij të 86-të

    Reporteri
    25 Qershor 2022 | 22:25

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca kanë vizituar akademikun, Rexhep Qosja, me rastin e ditëlindjes së tij të 86.

    Kurti ka thënë se Qosjes i kanë uruar shëndet, gëzime e mbarësi.

    “Për ditëlindjen e tij të 86-të sot vizituam akademik Rexhep Qosjen. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uruam shëndet, gëzime e mbarësi. Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngahera”, ka shkruar ai.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!