Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa janë duke vazhduar takimin brenda objektiti të Kuvendit.
Nuk kanë dhënë asnjë detaj nga takimi që ka nisur para më shumë se 2 orë.
Takimi i djeshëm zgjati më shumë se tre orë por nuk kishte rezultate. Gjasat e mëdha janë që sonte për ketë përafrim të qendrimeve, shkruan Reporteri.
LDK-ja kërkon 7 ministri dhe presidentin, tash pasi që kryetari i Kuvendit ëhstë ndarë për VV-në, por ka pak gjasaqë këtë ta pranojë VV-ja.
Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur sot të VV-së, është vendosur të mos respektohet afatin kohor prej 48 orësh, të cilin ia ka dhënë presidenti i vendit, Hashim Thaçi për propozim të mandatarit për kryeministër.
“Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e VV-së.