×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: E paralajmëruam Haradinajn, sa më afër “gjarprit” aq më i rrezikuar je

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 11:39

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur për media, po flet për Gjykatën Speciale, arsyet pse Qeveria Haradinaj është dashur të bie… E në fillim të saj theksoi se Haradinajn e kanë paralajmëruar se “sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”.


    Albin Kurti kur flet për gjarpërin i drejtohet presidentit Hashim Thaçi, për shkak të nofkës që presidenti  e kishte në luftë.

    “Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”, tha Kurti në konferencë, transmeton Gazeta Express.

    Rexhep Selimi e ka parlajmëruar në Kuvend, shtoi ai.

    “Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara vite me parë kur politikanët që deshën më shumë vetëveten sesa shtetin Kosovës ia bënë të keqen”, tha ai për themelimin e Gjykatës Speciale.

    Shpresa është te Vetëvendosja dhe zgjedhjet e reja, tha Kurti.

    “Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapshtë dhe e pashpresë tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, të liria te demokracia te VV-ja”, tha Kurti.

    Konferenca është duke vazhduar…..

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!