Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës i ka të paktën katër kryetarë, duke aluduar në Memli Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun.
“Unë prej përvojës politike, prej lajmeve e kam të qartë se Partia Demokratike e Kosovës nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë. Nuk e di a i ka katër a pesë, por jam e sigurtë që si ka tre, as dy as një. PDK e di prej përvojës nuk është parti, është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty nuk merresh vesh pse ke folë me një person. Prandaj Enver Hoxhaj thotë diçka tjetër. E patë në një emission cka tha kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun, prindin e një deputeti të PDK-së. Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për instruksione politike.”, tha Kurti tha ai në tëvë1, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Sipas tij, PDK është sinonim i kapjes së shtetit.
“Elementet e PDK i gjeni në shumë institucione të shtetit, sidomos në Prokurori e Gjyqësor. Ka edhe në institucione të tjera por edhe në media. Me një PDK të tillë nuk mund të bëhet shteti demokratik.”, tha ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.