Tinka Kurti, zëdhënësja e Vetëvendosjes ka kritikuar kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, duke thënë se elektoratit po i flet nëpërmjet 7-8 burrave që i qëndrojnë afër.
Sipas, Kurtit të vetmet gra afër kandidates së LDK-së mund të qëllojnë gazetaret.
“Çka do me thënë kjo për gratë në Kosovë? Një grua pra, që lë në hije gratë e tjera. Ose as si hije”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo është shprehur se skema patriarkale gjithmonë e ka pranuar nga një a dy gra. Veç si shumicë jo.
Në anën tjetër kritika ndaj LDK-së pati sot edhe nga ish-deputetja, Albulena Haxhiu e cila përmes një shkrimi në Facebook tha se pas 30 gushtit kur edhe ishte data e fundit për koalicionet parazgjedhore, gjithçka është qartësuar dhe secili subjekt duhet të marrë përgjegjësit e veta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.