×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e vlerëson lartë Bashkim Jasharin: Ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 18:36

    Gjeneralmajor Bashkim Jashari është emëruar sot komandant i ri i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Me këtë rast, kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se Jashari ka plot vlera, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit. Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar, i Kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Më tutje, kreu i Ekzekutivit ka shtuar se vazhdimësia e Ushtrisë të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla e fortë mbi gurthemelin e Republikës.

    “Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re”, ka shkruar ai.

    Kurti po ashtu ka shtuar se ish-komandanti i FSK-së Rrahman Rama do të jetë përfaqësues i Kosovës në RACVIAC. Ai po ashtu e ka falënderuar Ramën për kontributin e tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!