×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Vuçiq pritet të takohen në ora 14:00

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 11:05

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Takimi nis nga ora 14:00 e pasdites. Në këtë takim delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas me njëra-tjetrën.

    Mediumi serb, Tanjug duke iu referuar disa burimeve diplomatike raportoi se bisedimet janë planifikuar të përfundojnë në orën 18:00 të pasdites.

    “Ky takim do të përqendrohet në përparimin e bërë deri më tani dhe hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivat evropiane të Serbisë dhe Kosovës”, tha të premten zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!