Sytë sot do të jenë kah Ohri i Maqedonisë së Veriut, aty ku do të mbahet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, vije pas takimit paraprak që dyshja mbajti në Bruksel ditën e 27 shkurtit.
Zyra e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimeve që mbahen sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Takimet do të fillojnë nga ora 10:00.
Atje do të jetë i pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
Gjithashtu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Borell dhe Lajcak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin e që më pas do të pasohet me një takim të nivelit të lartë trepalësh.
Siç ka njoftuar zyra e BE-së, takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes që çon në rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim në Ohër vjen pas atij në Bruksel ku dy shtetet janë pajtuar për planin franko-gjerman. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.