×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve në Ohër

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 17:18

    Pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon.

    Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit – pak minuta para orës 17:00 – por siç raporton REL  bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.

    Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

    Ky takim vjen pas takimeve dy palëshe që Borrell e Lajçak zhvilluan së pari me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe më pas me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

    Pas përfundimit të takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet të dalë me deklaratë për media.

    Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media.

    Para nisjes së takimit me evropianët, kryeministri Kurti është pritur edhe nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Ohër.

    Ai ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!