Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti teksa ka vizituar Qendrën e Studentëve që muajve të fundit ka shërbyer si karantinë për të kthyerit nga Perëndimi ka folur edhe për vendimin me të cilin pritet të dalë Kushtetuesja rreth dekretimit të Hotit si kryeministër i ri i Kosovës nga ana e presidentit Thaçi.
Kurti ka përsëritur se Kushtetuesja duhet të bëjë interpretim të Kushtetutës, jo shkrimin e saj.
“Duhet ta presim aktgjykimin e Kushtetueses. Unë pres nga Gjykata që do të bëjë interpretim të Kushtetutës jo shkrim. As presidenti, as kryeministri nuk mund ta shkruajnë kushtetutën. Atë mund të bëhet vetëm me amendamente parlamentare”, është shprehur Kurti, shkruan Reporteri.
Nga aty Kurti nuk e ka lënë pa përmendur edhe presidentin Hashim Thaçi, i cili disa ditë më parë e quajti uzurpues.
Kurti ka thënë se Thaçi dëshirat e tij po i kthen në fakt.
“Çka po thotë presidenti për mua, më duket se dëshirat e tij i përshkruan si fakte të mija, unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë këtu për kurrfarë përshkrimesh”, u shpreh ai.
Ndryshe, kryeministri Kurti konfirmoi lehtësim të masave në ditët në vijim si dhe mbylljen e karantinës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.