×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti emëron Aziz Bicin këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 20:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave”, njofton ZKM.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!