×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti emëron Driton Talin këshilltar politik

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 19:03

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka emëruar Driton Talin, Këshilltar Politik për çështjen e koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes, korrik 2017.


    Driton Tali mbaroi studimet bachelor në vitin 1995, në Londër, drejtimin për Menaxhment dhe Financa, për të vazhduar në MBA (Financa) dhe DBA (Lidership), në Universitetin e Westministrit, gjegjësisht në Universitetin Hull.

    Nga viti 1996 punësohet në bankën “Lloyds”, në Londër, në sektorin e investimeve, si analizues. Kurse nga viti 2000 deri më 2004 ishte i punësuar në firmën inevstuese “Prime”, në Londër, si analizues senior i investimeve. Tani udhëheq biznesin privat.Dritoni i ka dy libra universitar të botuara në vitin 2001 “Integrimi i Europës në UE” (e ribotuar me 2004 dhe 2007), dhe në vitin 2004 e ka të botuar librin “Ekonomia dhe Industria Financiare”.Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e tretë (2007-2010).

    Gjatë asaj legjislature mbahet mend si deputeti më aktiv, i cili ishte i angazhuar sidomos në luftën kundër korrupsionit, por edhe aferave të tjera të rëndësisë primare për Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!