×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti emëron edhe një këshilltar politik

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 13:33

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Shkëlzen Gashin, Këshilltar Politik.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të nisur nga kryeministria.

    “Shkëlzen Gashi është lindur në Prishtinë më 1981. Ka mbaruar studimet për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës si dhe studimet master për demokraci dhe të drejta të njeriut në programin e përbashkët të Universitetit të Bolonjës me atë të Sarajevës. Ka botuar disa libra në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe «Adem Demaçi – biografi e paautorizuar». Po ashtu, jashtë vendit ka botuar shumë punime e kapituj librash, kryesisht për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të publikuara nga shtëpi botuese prestigjioze europiane, si Central Europian University Press, Routledge, Palgrave Macmilan, etj”, shkruhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!