Kryeministri i vendit Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguan e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjatë kësaj bisede, Kurti dhe Escobar disktuan për çështje të ndryshme, ndër të tjerash edhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Twitter, Kurti ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë, e cila sipas tij, çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
“Gjatë një bisede telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka shkruar Kurti në Tëitter. /Reporteri.net/
During a phone conversation with DAS @StateEUR Gabriel Escobar, we discussed the importance of peace, security and stability in the region, as well as our commitment to principled dialogue with Serbia that leads to a legally-binding agreement. pic.twitter.com/HOSTgxnCrI
— Albin Kurti (@albinkurti) December 3, 2021