Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen virtuale të kampit ndërkombëtar veror “Edu Camp“ 2021, ku po marrin pjesë mbi 100 nxënëse dhe nxënës nga Gjermania, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
“Progresi që po përjetojmë sot është bërë i mundur vetëm falë dijes. E shkollat dhe universitetet janë vendi ku prodhohet dija. Pikërisht për shkak se progresi është i lidhur ngushtë me dijen, ne besojmë se e drejta për t’u shkolluar është universale dhe si e tillë duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që edukimi publik në Kosovë në të gjitha nivelet të jetë falas,” tha në hapje kryeministri Kurti.
Duke falënderuar organizatorët, mësuesit dhe ligjëruesit nga Kosova dhe Gjermania, kryeministri vlerësoi programet si ky kamp, pasi ndihmojnë të rinjtë të zhvillohen jo vetëm si individë, por edhe ta kuptojmë rolin në shoqëri.
“Është misioni ynë që së bashku të përmirësojmë vazhdimisht sistemin tonë arsimor, të ofrojmë mbështetje aktive dhe të krijojmë të gjitha kushtet në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të arrijnë potencialin e tyre të plotë, “ tha Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.