Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është parë në Prishtinë, por ftesës së presidentit Thaçi për takim në orën 13:30 i është përgjigjur duke thënë se ndodhet jashtë Prishtinës.
I vetëdijshëm për fillimin e rrjedhjes së afatit kohor prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë, Kurti si duket po mundohet të përfitojë sa më shumë në kohë për të arritur një marrëveshje eventuale për formimin e Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje dje ka djegur njërën prej pozitave kryesore të negocimit me LDK-në, duke e votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, pozitë kjo e premtuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është ftuar sot nga presidenti Thaçi në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë.
Presidenti Thaçi në ftesën dërguar atij ka thënë se në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës, do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.