Kryetari i VV’së Albin Kurti, i cili me partinë e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit 2019, po shkon te presidenti Hashim Thaçi për të marrë mandatin e kryeministrit, pa e pasur të sigurt se do t’i ketë votat në Kuvend për këtë.
Ai në një video adresuar qyetarëve për mosarritjen e marrëveshjes së koalicionit me LDK’në e ka fajësuar direkt kryetarin e kësaj të fundit, Isa Mustafa.
Në video Kurti thotë se po shkon te presidenti i Republikës, pa marrëveshje koaliconi, edhe përkundër përpjekjeve të tij për këtë, shkruan reporteri.net.
Madje, Kurti ka thënë se atij i është bërë i pamundur një takim me kryetarin e LDK’së, gjatë këtyre ditëve, që i bie se Mustafa nuk ka pranuar të takohet me kreun e VV’së, pas zgjedhjes pa marrëveshje të kryetarit të Kuvendit, post i cili në negociata i ishte premtuar partisë së Mustafës.
Nëse Kurti sot merr mandatin nga presidenti Thaçi, dhe nuk arrinë që ta votojë kabinetin e tij në Kuvend, atëherë vendi hyn në fazën e rrezikshme të mosarritjes së krijimit të institucioneve të reja, dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. /reporteri.net