×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimi

    Kurti falënderon Begajn që erdhi për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, derisa përmend afërsinë mes shteteve

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 20:34

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar presidentin shqiptar Bajram Begaj për pjesëmarrje në festën e 25-vjetorit të çlirimit të shtetit tonë, përcjell Reporteri.net.

    Kurti ka përmendur afërsinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se në dekadën e ardhshme do ta kemi edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës.

    “Në ditë si këto, ne shpesh shikojmë prapa në arritjet tona të së kaluarës, edhe kur presim me padurim arritjet e së ardhmes. Në dekadën e mëparshme, Autostrada e Kombit (Rruga e Kombit) ishte infrastruktura kryesore që afroi Kosovën dhe Shqipërinë. Këtë vit ishte shkëmbimi i energjisë ALPEX. Për dekadën e ardhshme duhet të jetë hekurudha Prishtinë-Durrës. Faleminderit Presidenti Bajram Begaj që ishe pjesë e festës sonë të përbashkët të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të pakushtëzuar”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!