×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti falënderon Sekretarin Blinken për vaksinat: Një shembull tjetër i aleancës sonë të fortë dhe të qëndrueshme

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 23:19
    Vaksina nga SHBA për Kosovën

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për donacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bënë Kosovës duke i dhuruar 35 mijë vaksina.


    Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se ky është një shembull i aleancës mes dy vendeve.

    “Faleminderit Sekretari Blinken për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Një shembull tjetër i aleancës sonë të fortë dhe të qëndrueshme. Sot morëm kontigjentin e parë prej 35 mijë sosh dhe pjesën tjetër e presim në ditët në vijim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar Kurti.

    Kujtojmë se sot Kosova ka pranuar kontingjentin e parë prej 35 mijë vaksinave nga 500 mijë sa janë ndarë në total nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

    Pas arritjes në vendin tonë të kontingjentit prej 35,100 dozave të vaksinave dhe zotimit të SHBA-ve se do ta mbështes Kosovën me 500 mijë vaksina Pfizer, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.

    “Sot SHBA dhuroi kontigjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!