Kryeministri Albin Kurti në Ditën e Fëmijëve ka thënë se ata duhet që të jetojnë në një shtet të sigurt dhe që përkujdeset për ta.
Ai tha se ata do të jenë udhëheqësit e së nesërmes.
“Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes. Ata na gëzojnë dhe na i mbushin ditët plot hare si dhe na bëjnë të mos harrojmë rëndësinë e çiltërsisë dhe harmonisë. Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen.
Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë. Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë. Festojmë ditën e fëmijëve, festojmë të ardhmen”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.