×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet me Varhelyin, i jep informacione shtesë për afganët që mori Kosova pas kërkesës amerikane

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 11:08

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar në telefon me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi.


    Kurti tha në Twitter se e ka njoftuar Varhelyin për refugjatët që u pritën në Kosovë.

    “Gjatë një telefonate me Oliver Varhelyin këtë mëngjes, e njoftova me detajet e refugjatëve afganë të pritur në Kosovë. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë nga autoritetet tona për këtë çështje humanitare, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me SHBA-në”, shkroi Kurti.

    Deri tani, Kosova i ka pritur rreth 700 refugjatë afganë që kanë ikur nga Afganistani pas ardhjes në pushtet të talebanëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!