×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e kryeministrit

    Kurti flet nga Turqia: Kosova ka dyfishuar investimet direkte

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 10:29

    Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ka çmuar raportin mes dy vendeve, teksa ka shpalosur të arriturat ekonomike të vendit.

    Kurti ka theksuar se marrëdhëniet mes dy kombeve kanë rrënjët në respekt të thellë dhe vazhdojnë edhe më tej të krijojnë mundësi të bashkëpunimit.

    “Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke treguar marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve. Ky është një testament i angazhimit të Turqisë”, ka thënë Kurti.

    Ai ka përmendur rritjen e dyfishtë të investimeve ekonomike, faktin që Kosova ka borxhin publik më të ulët dhe e ka cilësuar vendin të pozicionuar në “zemër të Ballkanit si udhëkryq mes Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”.

    “Ka dhjetëra kompani këtu në Turqi që janë nga Kosova dhe duke qenë pjesë e Asociacioneve të ndryshme dhe bashkëpunimeve të ndryshme e ku Kosova iu ofron investitorëve turq. Kosova është e vendosur në zemër të Ballkanit, si një udhëkryq mes Evropës, Lindjes se Mesme dhe Afrikës së Veriut”, tha Kurti.

    “Kosova vazhdon të ketë popullsinë më të re dhe pjesa dërmuese është nën 30 vjeç dhe ka borgjin më të ulët publik nga vendet e tjera të rajonit.Kjo na lejon ne që të ofrojmë më shumë siguri për zhvillim të mëtejshëm me mundësi për investime. Gjatë tri viteve të fundit Kosova ka pasur rritje të investimeve direkte, pra ka dyfishuar ato. Kemi pasur investime të ndryshme substanciale në pajisjet ushtarake. Kemi pasur rritje të investimeve në bujqësi. Sporti dhe kultura kanë vazhduar të kenë rritje duke kulmuar në Lojërat Mesdhetare 2030 ku 26 shtete do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive. Shëndetësia dhe Edukimi ka pasur përmirësim duke dhënë bursa të ndryshme për studentë. Investime qenësore janë bërë edhe në Energji dhe Infrastrukturë. Po ashtu edhe aspekti ushtarak është përmirësuar duke qenë pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare. Kosova ka përparuar edhe në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut e kjo bazuar edhe në raporte të ndryshme ndërkombëtare”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!