×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet pas takimeve dy ditore të zëvendësit të tij në Bruksel

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 17:04

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në IKSHPK sot, ka folur para mediave edhe për takimin që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka pasur me delegacionin serb në Bruksel të udhëhequr nga Petar Petkoviq i ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.


    Kurti u shpreh se takimet me delegacionin serb janë vetëm takime përgatitore për një kapitull të ri të dialogut.

    “Unë jam i informuar për përgatitjet që i ka bërë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pasi që si përgjegjësi e tij është edhe dialogu, por këto janë takime përgatitore të një dialogu që duhet të ketë kapitull të ri veçse ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, prandaj së bashku me zv.kryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i komisionit Andin Hoti sepse s’mund të presim për marrëveshje gjithëpërfshirëse natyrisht me njohje reciproke brenda me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës të cilët janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre”, ka thënë Kurti.

    Ai tha po ashtu se për çështje të tjera Kosova mund të hapë temë diskutimi me Brukselin por jo edhe me Serbinë.

    “Ndërkaq për çështjet e tjera ne kemi dhënë propozimet tona të cilat s’janë pranuar mund të hapen tema të diskutimit mes Kosovës dhe Brukselit por jo edhe me Serbinë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!