×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për vaksinat, “faj” kanë Rusia dhe Kina

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 16:33

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se situata me furnizim me vaksina në Kosovë është delikate. Këtë e ka lidhur edhe me shtetet si Rusia e Kina, që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, e të cilat janë prodhuese të mëdha të vaksinave anti-COVID.


    Kurti nuk ka përmendur emrat Kinë e Rusi, por u është referuar si “fuqi të mëdha”.

    “Në parim, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha. Orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik, prandaj e kemi skeptizmin dhe qëndrimin tonë karshi ndihmave të shteteve që nuk na njohin. Në këtë situatë, gjendja është më delikate”, ka thënë Kurti në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Deri më tash, në Kosovë kanë ardhur vetëm 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca, si pjesë e programit COVAX.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!