Kryeministri Albin Kurti sërish ka folur për rezultatin e keq që partia e tij mori në zgjedhjet lokale.
Ai në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka thënë se ka pasur lëshime nga strukturat e partisë, por shton se zgjedhjet lokale janë më ndryshe se nga ato parlamentare.
“Ndoshta ka pasur lëshime nga ana jonë, nga ana e strukturave tona. Megjithatë, besoj se qytetarët nuk e duan më pak Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi. Në zgjedhjet e 17 tetorit ishim të parët me numrin e përgjithshëm të votave në nivel vendi, ashtu si në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, zgjedhjet lokale, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, janë një lloj tjetër loje dhe rregullash zgjedhore. Është pak a shumë si tenisi, ku mund të fitosh shumë gema, por në fund të humbësh setin”, ka deklaruar Kurti.
Ai thotë se sipas totalit të votave të qytetarëve jemi të parët në Republikë në zgjedhjet lokale, ndonëse do të kenë vetëm katër kryetar komunash.
“Aty ku jemi në opozitë do të bëjmë një opozitë të mirë dhe të fortë; aty ku jemi në pushtet do të bëjmë një qeveri të mirë dhe efikase”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.