×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Funksionalizimi i Tribunalit merr vite kohë, dëshmitarët po vdesin

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 11:02

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në seancën e sotme plenare ka thënë se Kosova nuk duhet të ngutet me krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar, sepse procesi deri te funksionalizimi i tij është shumë i gjatë dhe mund të zgjasë me dekada, shkruan Reporteri.net.


    Kurti ka thënë se në këtë mënyrë vetëm i ipet kohë Serbisë, që të shpëtojë nga krimet që ka bërë në Kosovë. Kurti ka kërkuar që në vend të kësaj të votohet gjykimi në mungesë në mënyrë që procesi i dënimit të kriminelëve serbë që kanë kryer krime në Kosovë të gjykohen nga prokurorët tanë.

    “Edhe nëse do të ishte e mundur të realizohej një Tribunal i tillë, kush e di edhe sa vjet i merr themelimi e funksionimi i tij. Specialja me 3 gusht i bën 4 vjet që kur është votuar, kaq vite pas nuk ka as aktakuza e lëre më gjykime e dënime. Të flasësh për tribunal do të thotë të mos ngutesh. Kjo ide i jep kohë Serbisë, kundërshtarit tonë, do të kalojnë shumë vite derisa të themelohet e të nis funksionimi i tij. Me këtë ide Serbia sigurohet edhe për 10 vite se nuk do ta gjejë gjë. Shteti nuk ka aq kohë për të humbur dhe as  për ti dhënë kohë Serbisë. Edhe dëshmitarët po vdesin, edhe ne po dobësohemi në gjykimin e krimeve. Le ta mundësojmë gjykimin në mungesë dhe le të punojnë prokurorët tanë. Le ta votojmë mundësinë për gjykim në mungesë”, është shprehur ndër të tjera Kurti. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!