Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pakënaqësinë në referimin e Kosovës me fusnotë edhe në raportin “Promovimi i demokracisë lokale”, që u publikua sot nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës.
Ai tha se përdorimi i fusnotës për Kosovën e kanë bezdi në forumet ndërkombëtare, pasi nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Në forume ndërkombëtare e kemi bezdi fusnotën e cila është trashëgimi e qeverisjes së më hershme. Fusnota nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, po as marrëveshjen e Brukselit. Në raport është përdorur fusnota sa herë është përdorur termi Kosova. Ky keqinterpretim dhe keqcitim dhe duhet përmirësuar”, tha Kurti.
Duke folur për demokracinë lokale, kreu qeveritar tha se komunat gëzojnë nivel të lartë te kompetencave vetanake dhe qeverisjes së mirë.
Kurti përfaqëson Kosovën me fusnotë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.