×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti futet në garën e Llapit, thotë se aderuan 12 profesionistë

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 21:35

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti synon fitore në qytetin e Podujevës në zgjedhjet e 29 nëntorit.


    Përmes një postimi, Kurti ka treguar se sot degës së Podujevës janë bërë 12 aderime të reja.

    Kështu, ai është përfshirë në garën e Llapit, ku VV-ja garon “kokë më kokë” me LDK-në e cila historikisht qeveris me këtë komunë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Ndyshimi i madh i 6 tetorit 2019 merr kuptim shtesë dhe tjetër me fitoren e madhe në komunën e Besianës më 29 nëntor 2020. Ndryshimi para se të jetë veprim është frymë e besim. Për këtë arsye dhe me këtë qëllim, sot Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë iu bashkuan qytetarë e profesionistë të Besianës plot vullnet e gjithë përgatitje. Ata i mirëpritëm bashkë me kryetarin e Qendrës, Bajram Ajetin, kryetarin e ardhshëm të Besianës, profesorin e deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ish ministren e qeverisjes sonë, Rozeta Hajdari.

    Ata që na u bashkuan janë:

    1. Maliq Vuqa, historian dhe ish mësimdhënës në shkollën fillore “Lagjja e Dëshmorëve”
    2. Alush Jusufi, magjistër i Bujqësisë dhe Veterinarisë
    3. Samire Hajdini, ekonomiste e diplomuar
    4. Valbona Mustafa, e diplomuar në Integrime Evropiane
    5. Genc Mahmuti, ekonomist i diplomuar
    6. Përparim Tovërlani, inxhinier i Komunikacionit Rrugor
    7. Shkurte Ibrahimi, magjistre e Bujqësisë
    8. Fahrudin Mahmuti, ekonomist i diplomuar dhe ndërmarrës
    9. Samed Rama, magjistër në Banka, Financa dhe Kontabilitet
    10. Valdrin Qerimi, i diplomuar në drejtimin e Punëve Sociale
    11. Përparim Ejupi, magjistër i Arkitekturës
    12. Ragip Ejupi, inxhinier i Makinerisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!