×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të ‘rishkruajë historinë’

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 15:35
    Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

    Kryeministri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin për “rishkrimin e historisë” nga Gjykata Speciale, në një intervistë për mediumin prestigjioz britanik, The Times.

    Kurti tha se kurrë nuk e kishte mbështetur gjykatën dhe se është i shqetësuar se kjo gjykatë mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”, duke e zhvendosur fokusin te krimet kosovare.

    “Unë mbështes përgjegjësinë për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, tha Kurti.

    I pari i qeverisë gjithashtu tha se gjykata do të “inkurajonte lojën rajonale të Rusisë për të minuar Kosovën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!