×
  • Lajme
  • Lajme / Propozimi i Abdixhikut
    INSTANT

    Kurti godet PDK’në: Duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat, mezi e nxorëm pas 20 vjetësh

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 20:40

    Kryeministri në detyrë, njëherit Kryetari I Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka goditur Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se duhet që edhe së paku një mandat të jetë në opozitë, shkruan Reporteri.net.

    Teksa ka folur mbi propozimin e Kreut të LDK’së për qeveri të tranzionit, duke qeshur  ai ka thënë se mezi e kanë nxjerrë në opozitë PDK’në pas 20 vjetësh dhe se nuk e kupton pse po duan që ta kthejnë këtë parti në pushtet.

    “Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK’së të jetë në opozitë. Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK’në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti./Reporteri.net

     

    Kurti “shumë i interesuar” për koalicion me Komandant Çelikun: I japim Ministri, Kryeparlamentari s’u takonte me tre deputetë

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 20:58

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar sonte se ka pasur disa takime me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Kurti tha se kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, shkaku i një parakushti të Limajt që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit.

    Ai shprehu interesim për një koalicion me Limajn, në këmbim të ministrive, shkruan Reporteri.net.

    “Unë jam shumë i interesuar që të bashkëqeverisim, pra që ata të kenë Ministri në Qeveri”, tha Kurti.

    Sipas tij, një parti me tre deputetët s’mund ta ketë pozitën e Kreut të Kuvendit.

    “Unë kam pasur takime me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate. Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për të bashkëpunuar, mirëpo nuk ka pasur marrëveshje. Thjeshtë për shkak të insistimit për shkak të një parakushti për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e Kryeparlamentarit.  Një partie me 3 deputetë t’ia japim Kryeparlamentarin, kur e kam koalicionin me një parti që e ka dyfishin e deputetëve…nuk ishte një gjë e mundur”, deklaroi Kurti në RTK.

    Ai tha se është lajm që Limaj është kthyer në Kuvend, teksa shtoi se AAK’ja e kaloi pragun falë tij.

    “Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant “Çeliku” është kthyer në Kuvendin e Republikës, që Nisma Socialdemokrate, që do të duhej të jetë parti simotër me VV’në i ka 3 deputetët në Kuvendin. Le të mos harrojmë, jo vetëm që u kthye Fatmir Limaj në Kuvendin e Republikës, por njëkohësisht ia mundësoi AAK’së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK’ja kësaj radhe do të ngelej nën prag”, deklaroi Kurti. /Reporteri.net

    Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”: Me LDK’në bëhemi 77 deputetë, nëse na bashkohet NISMA 80

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 20:52

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në.

    “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të behëj 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, tha Kurti në RTK.

    Teksa ka folur mbi propozimin e Kreut të LDK’së për qeveri të tranzionit, duke qeshur  ai ka thënë se mezi e kanë nxjerrë në opozitë PDK’në pas 20 vjetësh dhe se nuk e kupton pse po duan që ta kthejnë këtë parti në pushtet.

    “Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK’së të jetë në opozitë., Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK’në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti./Reporteri.net

     

    Kurti zbulon se çfarë pozite do të ketë Glauk Konjufca nëse arrin ta formojë Qeverinë

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 20:29

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka zbuluar se ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca, do të jetë pjesë e “Qeverisë Kurti 3”.

    Kurti tha se në VV janë pajtuar që Konjufca të bëhet Ministër, pozitë që e kishte mbajtur edhe në Qeverinë Kurti 1, shkruan Reporteri.net.

    “Glauk Konjufca, jemi marrë vesh në Lëvizjen Vetëvendosje që do të bëhet anëtar i Qeverisë në Kurti 3. Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena Haxhiu po kthehet në legjislativ”, ka deklaruar Kurti në RTK./Reporteri.net

     

    Kurti: Deputetët opozitarë janë në një trysni të madhe nga shefat e partive

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 20:23

    Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pretenduar se deputetët e partive që deri vonë ishin në opozitë, po kanë presion nga shefat për votën e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se për këtë arsye votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në këtë rast të propozuarës së VV’së, Albulena Haxhiut, është metodë e duhur ashtu që ata të mund ta shprehin vullnetin e tyre.

    “Besojmë që deputetët opozitarë janë në një trysni të madhe nga shefat e partive që ta ruajnë homogjenitetin e tyre publikë, dhe në një situatë të tillë do ta kishin lirinë e tyre t ëplotë që me një votim të fshehtë ta shprehin vullnetin e tyre.  Ka shumë deputetë opozitare që ndoshta do të ishin kundër krijimit të Qeverisë ku unë do të isha kryeministër, mirëpo konstituimi i Kuvendit është absurd të kundërshtohet”, ka thënë Kurti në RTK.

    Sa I përket ngërçit të krijuar, Kurti tha se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

    “Nuk po ndërrohet metoda në gjysmë të procesit, sepse ende nuk ka filluar procesi. Ndërrimi i metodës është sërish kthim në fillim”, tha Kurti.

    Lidhur me emrin e Haxhiut, Kurti tha se është propozimi i duhur për Kryetare Kuvendi.

    “Ne kemi besuar se do ta kemi konstituimin e Kuvendit shumë më shpjt. Kemi propozuar Albulena Haxhiun, që është gruaja më e votuar. Me mbi 125 mijë vota, besoj se është propozimi i duhur”, deklaroi ai./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!