Kryeministri në detyrë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se “opozita” padrejtësisht po e pamundëson konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, nuk është në pyetje emri i kandidates së propozuar nga VV-ja për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, por votimi i fshehtë.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigjja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundësoj kuorumin”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në edicionin e 16të konferencës vjetore shkencore “Java e Albanologjisë”.
Të dielën ishte tentativa e 21-të për konstituimin e Kunvendit.
Votimi i fshehtë sërish nuk arriti të kalonte. Në sallë ishin 90 deputetë, ku 53 deputetë votuan për, kundër 1, dhe abstenim s’kishte, derisa u bë e ditur se seanca do të vazhdojë sërish të martën në ora 11:00.
VV-ja po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare.
Partitë tjera, PDK-ja dhe AAK-ja kanë propozuar që nëse ndryshohet emri i kandidatit nga VV-ja, do ta votojnë Kryeparlamentarin.
/Reporteri.net/