×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti hesht për vizitën në Bruksel, nuk e thotë asnjë fjalë para mediave

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 10:26

    Kryeministri i vendit,  Albin Kurti ka bërë homazhe të memoriali për të zhdukurit në oborrin e Kuvendit të Kosovës.


    Kryeministri i Kosovës tha se gjenocidi në Kosovë është e vërteta e Serbisë dhe për hir të kësaj të vërtete, Kurti tha se duhet bërë bashkë të gjithë e duhet kërkuar përgjegjësi nga shteti serb, shkruan Reporteri.net.

    “Të gjithëve na mungojnë të zhdukurit me dhunë, i mungojnë familjes, shoqërisë, popullit e shtetit tonë. Gjenocidi në Kosovë është e vërteta e Serbisë si shtet. Por kjo nuk mjafton, duhet që urdhërdhënësit e masakrave të sillen para drejtësisë. Kjo është një plagë e hapur të cilën nuk e mbyll kalimi i kohës. Në raport me Serbinë e për hir të së ardhmes e historinë tonë, ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësinë duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe në çdo pozitë që mbajmë”, u shpreh Kurti.

    Ai u pyet nga gazetarët nëse do ta diskutojë temën e të pagjeturve në Bruksel, por pak para nisjes për atje, Kurti zgjodhi të heshtë rreth kësaj çështje.

    Ai nuk i përgjigj pyetjes së gazetarëve të cilët e pyetën disa herë me radhë rreth kësaj çështje.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë një vizitë dyditore.

    Në Bruksel, Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefim e diplomacisë evropiane, Josep Borrell. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!