Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i shkrimtarit shqiptar, Sami Frashëri.
Kryetari i Komunës se Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij dhe anëtarëve tjerë të VV-së në Stamboll, kanë përkujtuar Sami Frashërin në 115 vjetorin e vdekjes së tij.
“Dje ishte 115 vjetori i shkuarjes në amshim të rilindasit, shkrimtarit, atdhetarit, mendimtarit, gjuhëtarit, të madhit Sami Frashëri. Sot bashkë me Albin Kurtin dhe kolegët nga Lëvizja VETËVENDOSJE e përkujtuam me respekt tek varri i tij në Stamboll”, ka shkruar Haskuka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.