Albin Kurti i shkoi në zyrë presidentit Hashim Thaçi, jo për t’u marrë vesh me të për opsionet e formimit të qeverisë së re, por për t’i treguar atij se ai kërkon vetëm zgjedhje të reja, pasi të ketë kaluar situata me coronavirusin. Ai me vete mori edhe dy këshilltarët e tij ligjor, Fortuan Sheremetin dhe aziatikun me shtetësi amerikane, Tienmu Ma, i cili kishte punuar në një tetim më herët presidentin Thaçi.
Tienmu Ma, më parë bashkëpunëtor i Sami Kurteshit sa ky ishte Avokat i Popullit, kishte përpiluar raportin për rastin e ‘Gylenistëve’, në një proces hetimor të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kishte qenë pikërisht ky person që kishte bërë që presidenti Thaçi të refuzonte të përgjigjej në pyetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastine ‘Gylenistëve’, me arsyetimin se në këtë komision ishte përfshirë edhe një shtetas i huaj.
Thaçi kishte pretenduar se eksperti ligjor amerikan Tienmu Ma, nuk ishte ekspert i pavarur por këshilltar dhe bashkëpunëtor i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas formimit të qeverisë Kurti, Tienmu Ma, u mor në kabinetin e kryeministrit, i angazhuar si këshilltar ligjor, ku vazhdon t’i shërbejë kryeministrit në detyrë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.