×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i dërgon letër Thaçit: Mos bëjë presion, jemi afër finalizimit të marrëveshjes me LDK-në

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 8:23

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje presidentit të vendit, Hashim Thaçi nga i cili ka kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, mirëpo, të durojë dhe të presë.


    Kurti i ka thënë Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit, mirëpo shton se presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale.

    Ai ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike duhet e lajmëruar ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar.

    Në fund, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!