Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka lënë izolimin e Prishtinës dhe ka kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë, raporton Gazeta inFokus.
Vetura e Kurtit është fotografuar mbrëmë pak para orës 18:00, tek sa ka kaluar kufirin Kosovë Shqipëri.
Në Prishtinë mbrëmë nga ora 19:00 ka hyrë në fuqi ora policore. Policia ka bllokuar të gjitha hyrje daljet në kryeqytet deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Këto kufizime janë përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në shtatë ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.