×
  • Lajme
  • Lajme / Letra

    Kurti i injoroi, e ftoi për koalicion Abdixhikun – PDK: Ne nuk i kemi dhënë hapësirë, interes kombëtar të hiqet si kryeministër

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 19:40

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar letrën që Kryetari i Vetëendosjes, njëherit Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar sot Kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, ku i kërkoi që të bënin koalicion. Letra e Kurtit erdhi pas dështimit të 11’të për konstituimin e Kuvendit dhe ngërçit të krijuar. 

    Tahiri tha se PDK’ja nuk i ka dhënë hapësirë Kurtit që t’ua dërgojë një letër të tillë, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk ka si me ardh deri tek një letër e tillë, sepse qëndrojmë në pozione shumë të kundërta… Ne në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë nuk kemi flirtuar asnjëherë dhe nuk kemi jep mundësi që me hy me ba kompromis në ato vlera që ne nuk arrijmë me ba”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai tha se me VV’në nuk ka asnjë çështje që i bashkon, teksa tha se është “interes kombëtar” që Kurti të largohet sa më shpejt si kryeministër.

    “Me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka çështje që na bëjnë bashkë. As nuk është lufta, as nuk është zhvillimi ekonomik, as nuk është liria e mediave, as nuk është energjia elektrike, pra nuk kemi çështje që na bëjnë bashkë. Mendoj që është interes i joni kombëtar që sa ma parë me ia shkurtu jetën kryeministrit Kurti si kryeministër. Interes kombëtar me mbërri deri tek një kryeministër që i adreson sfidat të cilat i përmenda dhe mendoj që secili angazhim me ia shkurtu jetën këtij kryeministri si kryeministër, është shumë i mirëseardhur dhe duhet me ndodhë”, ka deklaruar Tahiri.

    E nëse veç Kurti do t’u kërkonte koalicion, Tahiri tha se për gjdo gjë vendos Kryesia apo Grupi Palamentar.

    “Vendos kryesia e partisë për secilën çështje. Prej z.Thaçi, në çështje të tilla ka vendos Kryesia e partisë. Nëse jo kryesia, vendos grupi parlamentar…Qëndrojmë në pozione shumë të kundërta”, shtoi Tahiri në Klan Kosova.

    Ndryshe, Kurti i ka dërguar letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku i ka kërkuar koalicion.

    “Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit.

    Kurti në letër përmend dallimet politike mes dy subjekteve, por sipas tij koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime dhe i sugjeron kryetarit të LDK-së se mirë do të ishte të takohen e të flasin si “politikë të pjekur”.

    Kurti ia ka përmendur LDK-së të gjitha koalicionet e pasluftës.

    “LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK. Në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq me LVV.”, thuhet në letër.

    Kurti në letër thotë se mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i ishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato.

    Madje, Kurti në letër arsyetohet se prishja e koalicionit me LDK në vitin 2020 nuk ndodhi për shkak të mospajtimeve me Abdixhikun, por me “me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”, duke aluduar në Agim Veliun.

    “Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.”, thuhet në letër./Reporteri.net

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!