×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i kërkon presidentit të PE-së që pesë shtetet mosnjohëse ta njohin Kosovën

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 22:04

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë, është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

    Në këtë takim, Kurti u shpreh mirënjohës për rolin avokues dhe qëndrimin pozitiv të Parlamentit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës, ku kërkoi që edhe më tej Parlamenti Evropian të vazhdojë thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

    “Ai tha se i është mirënjohës rolit avokues dhe qëndrimit pozitiv të Parlamentit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë si dhe shprehu kërkesën që Parlamenti Evropian të vazhdojë edhe më tej thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

    Tutje, në këtë takim, Kurti bisedoi rreth reformave dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për përmbushjen e agjendës së reformave evropiane që e afrojnë Kosovën me BE-në.​

    “Në njërën anë, legjitimiteti dhe besueshmëria e lartë ndaj institucioneve dhe, në anën tjetër, ekzekutimi i Pakos së Ringjalljes së Ekonomisë ka ndikuar po ashtu në rritjen ekonomike në vend bashkë me rritjen e eksportit, investimeve direkte dhe të hyrave tatimore, veçoi kryeministri Kurti”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!