Kreu i VV-së, Albin Kurti ka folur para mediave pasi që dha dëshminë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, lidhur me kallëzimin penal të bërë për presidentin Hashim Thaçi dhe për kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
Kurti tha se ndihet i lumtur që pas një viti Prokuroria ka marrë dëshminë e tij lidhur me akuzat e bëra në drejtim të tij nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera Kurti ka kërkuar që Prokuroria të ngre aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit dhe që procesi të përfundojë me dënimin e këtyre dyve.
“Pra edhe 10 ditë bëhen 1 vit prejse Thaçi e Veseli kanë deklaruar se VV është krahu i armatosur i Syrit të Popullit dhe në anën tjetër jemi ne të dy që jemi marrë me shkrim të komunikatave të UÇK-së në vitin 99. Është për tu çuditur se si prokurori atë botë nuk ka reaguar fare ndaj presidentit të Kosovës i cili ka marrë detyrën e prokurorit. Më në fund ne fituam këtë thirrje nga Prokuroria dhe sot pata rastin të përgjigjem në të gjitha pyetjet e prokurores që ka marrë këtë kallëzim penal, që kërkoj të shndërrohet në aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit. Ky proces mendoj se duhet të përfundoj me dënim ndaj këtyre dy të dyshuarve”, ka thënë ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.