×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i përgjigjet Lajçakut: Serbia duhet ta shoh Kosovën si të barabartë në çdo tryezë

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 16:08

    Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, i ka kërkuar Kurtit që të largohen menjëherë masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.


    Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili tha se refuzimi i reciprocitetit është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane, ku i njejti theksoi se Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj, shkruan Reporteri.net

    “Refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj. Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkroi Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!